Grigels Muçollari, sekretar i FRPD-së i cili është një nga organizatorët e protestës kundër ardhjes së Aleksandër Vuçiç në Tiranë, tha se sot do të organizojnë një protestë paqësore. Muçollari tha se do të protestojnë kundër për aferat e inceneratorëve dhe kundër paktit Rama-Vuçiç.
Reagimi i Muçollarit:
‘Në lidhje me protestën e thirrur nga PD për aferën e inceneratorit dhe për ti thënë stop marrëveshjes Rama-Vuçiç. Komisioni i përkohshme i PDSH, me logo dhe vulën e re të PD-së, merr lejë për protestën. Kjo do jetë një protestë e lirë, njerëzit do të kenë të drejtën e tyre, të mbajnë çfarëdo pankarte të duan. Fton të gjithë shqiptarët të protestëjnë dhe për aferat e inceneratorëve dhe kundër paktit Rama-Vuçiç. Është një protestë paqësore dhe ftojmë qytetarë që t’i bashkohen.’– tha ai.
Diskutime rreth kësaj post