KIm Kardashian po zgjeron pronat në lagjen e saj pasi bleu një shtëpi të re në vlerë 6.3 milionë dollarë (5.9 milionë euro) pranë rezidencës së saj në Hidden Hills.
Shtëpia prej 4,230 metrash katrorë është e vendosur midis shtëpisë së saj dhe pronës që ish-bashkëshorti i saj Kanye West bleu në një përpjekje për të qenë më afër katër fëmijëve që ata ndajnë së bashku; North, Saint, Chcago dhe Psalmi.
Ndërsa mund të jetë një fole e re dashurie për të dhe të dashurin Pete Davidson, blerja e re ka më shumë gjasa të jetë kërkesa e Kimit që të zgjerohet në shtëpinë e saj të ndërtuar me porosi, e cila ndodhet direkt në vendin fqinj, shkruan DailyMail.
Kim thuhet se ka paguar 800 mijë dollarë (757 mijë euro) mbi çmimin e kërkuar në mënyrë që ta blejë shtëpinë, duke u siguruar që ajo të mos ishte në duart e një fqinji të ri të mundshëm, sipas New York Post.
Megjithatë, shtëpia me pamje të bukur mund të mos qëndrojë për një kohë të gjatë, pasi Kim mund të planifikojë ta shembë plotësisht dhe të fillojë nga e para ndërtimet, siç njihet për të bërë gjëra të tilla.
Fotografitë e shtëpisë tregojnë se ajo është disi e vjetëruar, ndryshe nga shtëpia ultra-moderne që Kim ka aty pranë.
Shtëpia me katër dhoma gjumi dhe tri banja përmban një palë shkallë të gjelbra dhe kangjella ari të bukura brenda.
Prona është ndërtuar në vitin 1975 dhe sipas listimit është hera e parë që prona del në treg.
Pronarja e mëparshme Lilian Darling Holt ndërroi jetë në nëntor në moshën 84-vjeçare.
Në dhjetor të vitit të kaluar u zbulua se Kanye kishte blerë gjithashtu një shtëpi më të vjetër përballë rrugës ku banon Kim – duke blerë një shtëpi me pesë dhoma gjumi për 4.5 milionë dollarë (4.2 milionë euro).
Ashtu si Kim, Kanye pagoi çmimin e kërkuar – 421,000 dollarë (398 mijë euro) apostafat për të qenë të saktë – për t’u siguruar që tjetër kush të mos e blinte atë.
Raportimet në media pohuan në atë kohë se Kanye e bleu shtëpinë vetëm për të qenë pranë Kimit, si në shenjë hakmarrje pas ndarjes.
“Shtëpia e re e Kanyet është një rrënim. Ai e bleu vetëm për vendndodhjen”, tha një burim për Revistën People.
“Është pranë Kimit dhe fëmijëve. Ai ka një vizion për shtëpinë dhe planifikon të fillojë ndërtimin sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi burimi.
Në fillim të këtij viti, Kanye bëri një sërë akuzash ndaj Kimit, duke thënë se ajo po e pengonte atë të kishte akses të plotë te katër fëmijët e tyre – diçka që miliarderja themeluese e markës “Skims” e mohoi.
Diskutime rreth kësaj post