KESH së bashku me Ministrinë e Energjisë dhe Ministrinë e Financave pas negociatave me BERZH-in ka arritur të sigurojë një hua afatgjatë 218 milionë euro për 15 vite, me normë interesi Euribor +1%. Palët kanë rënë dakord për mbulimin e kësaj huaje me garanci shtetërore, dhe për këtë qëllim projektligji ka mbërritur në Kuvend për të marrë votën e deputetëve.
Situata e KESH u rëndua sepse OSHEE në vitet 2012-2014 ka paguar vetëm 30-40 për qind të faturave për energjinë e marrë. Madje Plani i rimëkëmbjes së sektorit të energjisë elektrike, miratuar nga qeveria shqiptare, nuk parashikon që, nga 2016 deri në 2020 OSHEE-ja të paguajë detyrimet e prapambetura.
Ndërkohë 8 banka tregtare, Raiffeisen, Intesa San Paolo, BKT, Societe Generale, Credins, Tirana Bank, Banka Amerikane e Investimeve dhe Union Bank kërkojnë kthimin e overdrafteve njëvjecare që I kanë dhënë KESH. Fjala është për rreth 33.7 miliard lekë kredi afatshkurtra të marra deri më datë 31.12.2015. Me kredinë e dhënë prej 218 milionë euro BERZH blen 87% të këtij borxhi afatshkurtër.
Termat e këtij financimi janë: Shuma e huasë: 218 milionë euro; Periudha e kredisë: 15 vite nga të cilat viti i parë pa interesa; Norma e interest është Euribor+1% në vit; Komisioni i angazhimit është 0.5% në vit; Të tjera komisione janë 1% në vit dhe është rënë dakord që disbursimi të bëhet në 2 transhe 118 milion euro dhe 100 milion euro.
Diskutime rreth kësaj post