Bleona e ka kapur vëmendjen e mediave të huaja. Daily Mail ka shkruar për të, edhe pse jo aq mirë sa ne do të donim.
“Topless, këngëtarja shqiptare Bleona Qereti nuk i lë vend imagjinatës…” kështu nis titulli i tyre. Dhe nuk komentuan veshjen e saj si zonjë nga Elie Saab. I gjatë deri në fund të këmbëve, elegant, me prerje te beli dhe në ngjyrë Rose gold.
Mediat e huaja u morën me fustanin që veshi në festën e “Vanity Fair”. Ata shkruajnë se këngëtarja shqpitare u përpoq të binte në sy dhe e tërhoqi vëmendjen, por ndërkohë që fytyra i shkëlqente, sytë nuk ishin në të, por në gjoksin e saj zbuluar. Një veshje që në fakt i nxirrte në pah linjat e saj që duhet pranuar se janë për zili.
Ia kanë analizuar mirë veshjen prej rrjete dhe këpucët Christian Louboutin. Si pjesën më modeste të look-ut të saj, kanë konsideruar bizhuteritë, vathët dhe unazën.
Në fund fare të shkrimit bënë edhe një prezantim të shkurtër të Bleonës, të cilën e quajtën “Madonna shqiptare”, duke iu referuar asaj që shkruhet në profilin e këngëtares në Wikipedia.
Diskutime rreth kësaj post