Kanë qenë të shumta rastet, kur këngëtarja Bleona Qereti ka akuzuar femrat me famë botërore për kopjim. Vite më parë ajo publikoi edhe një video ku krahasonte veshjet e saj me të Britney Spears, Lady Gaga, Paris Hilton, Nicki Minaj, Jennifer Lopez apo Rihanna dhe pretendonte se ato ishin frymëzuar nga këngëtarja.
Por jo vetëm kaq!
Pak orë më parë këngëtarja shqiptare ka publikuar në Instagram dy foto ku krahason veshjen e saj të vitit 2015 në çmimet “Grammy” me atë të Gwyneth Paltrow, në kopertinën e “Haper’s BAZAAR”.
Të dyja veshjet janë metalike dhe ndryshimi është vetëm në ngjyrë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post