Duke shitur mend, në emisionin e Arian Çanit, Bleona Qerreti ka treguar përrallat e radhës. Qerreti tha se njeh gjithë VIP-at e gjallë të Hollivudit, përfshirë Justin Timberlake, Rihanna, Morgan Freeman e madje edhe vetë Al Paçinon.
Shqiptarja, të cilës i ka marrë koka erë, tregoi edhe më të mirin në shtratin e saj. Pasi bëri një përmbledhje të ‘suksesit’ të saj, Bleona tha se Ganiun e do ende edhe pse është ndarë, por sipas saj nuk ka asnjë shans për t’u rikthyer sëbashku.
Qerreti tha tull, shqip, saktë e pastër se më i miri në shtratin e saj ka qenë Zhan Klod Vandam. Sipas saj, jo vetëm për potencë fizike por edhe për shkak se ishte sensual. Kujtojmë se Vandam sot është 55.
Diskutime rreth kësaj post