Blendi Sulaj do të jetë një prej 300 anëtareve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në listën që u bë publike pak minuta më parë, vihet re edhe emri i Sulajt. Ky i fundit, nuk është një emër i panjohur në opinionin publik.
Në zgjedhjet që lamë pas, ai ishte kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës dhe njihet gjerësisht si një biznesmen që operon në kryeqytet.
Kjo lëvizje vjen një ditë pasi, kryedemokrati Lulzim Basha, por edhe kryetari i Komisionit Zgjedhor të PD, Jemin Gjana, thanë se në këshillin e ri, nga 300 anëtarë, 90 do të jenë zonja e zonjusha dhe 45 të rinj, që kryesisht kanë ardhur nga forumet rinore të partisë.
Diskutime rreth kësaj post