Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka sqaruar pozitën e tij në lidhje me ndalimin dhe gjykimin në vitin 1994 për nenin 129 të kodit të vjetër penal, që parashikonte sjelljet e padenja në shoqëri.
“Ngjarja ka qenë nga jeta studentore. Me një grup shokësh ishim tek Korpusi Universitar, kishim thyer disa shishe birrë dhe u quajt nga prokurori si ngjarje jo e denjë, por nga gjyqtari u vlerësua që nuk ishte vepër penale”, ka deklaruar Klosi.
Në një prononcim për Top Channel, Klosi nënvizon se miqtë dhe të afërmit i kishin sugjeruar të mos e deklaronte, pasi nuk kishte asnjë vepër penale. “Më këshilluan të mos e publikoja, por kështu është më mirë për transparencë ndaj publikut”, ka thënë Klosi.
Diskutime rreth kësaj post