Drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ka dalë kundër opinionit publik në Shqipëri dhe Kosovë, duke i quajtur primitivë ata që kanë kundërshtuar ardhjen e Goran Bregoviç në Korçë.
Në një koment në gazetën Shqip, ai thekson se e mirëpret Bregoviçin siç ka bërë shefi i tij. Madje ai në mënyrë qesharake pretendon se sulmi ndaj Bregoviç ka lidhje me suksesin e Mini Shengenit.
Deklarata e Goxhes:
“Qëkur të jesh sllav është krim?! Po 1 milion turistët sllav përse po i mirëpresim? Po Hitlerin përse e dënojmë? A na lejohet kjo histeri dhe a duhet të heshtim? JO! Stuhia nacional-provinciale kundër Goran Bregoviç, selitur portaleve, nuk ka asnjë lidhje me artin e as me krenarinë, aq më pak me qytetërimin. Me gjasë, mos vallë vjen prej pezmatimit “re-vv-olucionar” nga suksesi i nismës “Open Balkans”, makroprojekti politiko-ekonomik i mendjeve të hapura të Ballkanit?
Apo të jetë protagonizëm tifo-tallavesk veror? Në çdo rast, emancipimi, civilizimi, kultura e toleranca duhet të jenë zemra e shpirti ynë! Si shqiptarë, si njerëz, si ballkanas! Mirësevjen Goran!” shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post