Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ka thënë se është e pamundur që në një metropol si Tirana, të mos ketë trafik.
Ai u shpreh se Tirana po shtohet me rreth 20 mijë banorë në vit.
“Do ishte hipokrizi, jo vetëm nga ana ime, por nga ana e çdokujt që të imagjinonte se mund të ekzistonte një metropol që shtohet me afërsisht 20 mijë banorë, një metropol të një vendi i cili konvergon në qendrën e vet Tiranë, në aksin Tiranë-Durrës dhe në rrethinaat ku ka 1 milion banorë, plus turistëve, e gjithë kjo ekonomi lëvizjeje, do bëjë që ne të bashkëjetojmë me trafikun. Është e pamundur që do kemi një qytet, një metropol si ky pa trafik”, tha Gonxhja.
Diskutime rreth kësaj post