Momenti kur në studion e tij, Fatos Nano dhe Sali Berisha i dhanë dorën njëri-tjetrit pas 11 vjetësh, padyshim që është shënuar një ngjarje e shënuar në kujtimet e gazetarit Blendi Fevziu.
Blendi tregoi se intervistën e parë me Fatos Nanon e ka realizuar gjatë kohës që ai ka qenë në burg në 1995, ku kishte fiksuar edhe një foto. Gazetari tregoi se ka biseduar me të për rreth 3 orë dhe para realizimit të kësaj interviste, ai kishte shkëmbyer me të vetëm dy letra.
Ai zbuloi se gjatë kohës që Fatos Nano ka qenë kryeministër ata kanë patur disa përplasje, ndërsa pjesa tjetër ka qenë një raport korrekt.
Ndërkohë fotoja me Berishën ishte realizuar gjatë intervistës së parë që ai zhvillonte më të në Klan. I pyetur nga Endri Prifti se pse për disa kohë marrëdhënia mes tyre dukej e largët dhe e ftohtë, gazetari tha se nuk kishte ndodhur asgjë. Fevziu raportin me ish-kryeministrin Berisha e cilësoi si miqësor.
Për ndryshimin që kanë pësuar politikanët, Blendi tha se me të në përgjithësi kanë ruajtur të njëjtin raport. Sipas tij ndryshimi jo vetëm i politikanëve por i të gjithë atyre që fitojnë pushtet, duket te marrëdhënia që ata kanë me varësit e tyre.
Diskutime rreth kësaj post