Moderatori Blendi Fevziu tha se Partia Demokratike duhet të kishte analizuar se pse i humbi zgjedhjet. Sipas tij thelbi i së vërtetës është që ti duhet të hysh tek problematika.
Deklarata e Fevziut:
“Partia Demokratike duhet të kishte hyrë në një analizë realiste që në vitin 2017 për të kuptuar, çfarë i kishte ndodhur. Pse i humbi zgjedhjet e 2013? Pse i humbi zgjedhjet e 2017? Pse i humbi zgjedhjet e 2021? PD ka refuzuar që ta bëjë këtë analizë. Ka gjetur gjithmonë një justifikim, vjedhjen e zgjedhjeve, rezultatin jo të vërtetë. Të gjitha këto janë aksesorë, por jo thelbi i së vërtetës. Thelbi i së vërtetës është që ti duhet të hysh tek problematika. Kjo ngjan pak me atë shoferin që pasi e ka përplasur makina dhe e ka bërë copë thotë që fajin e kishte shoferi që ishte përballë se ishte me shpejtësi, semaforit që nuk u ndez, apo policit që nuk ishte aty. Thelbi në demokraci është se kush shkon në mazhorancë dhe kush shkon në opozitë”, tha Fevziu.
Diskutime rreth kësaj post