Moderatori Blendi Fevziu ka shkuar me pushime në Karaibe, aty ku ka takuar një të ri shqiptar, i vetëshpallur Ambasador i Shqipërisë në Karaibe. Bëhet fjalë për Erjon Lulaj, i cili i ka shkruajtur një letër Fevziut, të cilën moderatori shqiptar ka vendosur ta shpërndajë në rrjetet sociale.
Ndër të tjera në letër, i riu i shreh miqësinë e tij Fevziut me motivin se e ka të vetmin burim informacioni për të krijuar një opinion. Nga ana e tij, Fevziu e vlerëson të riun shqiptar si një person i cili e njeh Shqipërinë shumë më mirë se ne që jetojmë këtu.
“Pafund kenaqesi te takosh ne nje ishull te vogel te Karaibeve, St Barth, me 10 mije banore, nje djale shqiptar qe mban nje pozicion goxha interesant. Erjon Lulaj me origjine nga Vlora eshte rritur ne Itali e shkolluar ne Paris, por njeh shqiperine me mire se shume nga ne qe jetojme aty. Mbi te gjitha ruan me mijera km larg nje dashuri te madhe per vendin e tij. Dhe ne udhetime e kam kuptuar me mire ate thenien e vjeter te pasaportes sone te viteve ‘30. Ji krenar sa here takon nje bashkeatdhetarin tend ne “dhe” te huaj…” shkruan Fevziu.
Diskutime rreth kësaj post