Dashamir Shehi tha se kryeministri Edi Rama nuk ka nevojë për mbrojtje duke u shpallur dhe vullnetar për t’ju bashkuar Gardës së tij. Pas deklaratës së tij surprizë, ka ndërhyrë i habitur, moderatori Blendi Fevziu, por Shehi tha se po bënte shaka.
Pjesë nga intervista:
Shehi: Po marr rastin e Elbasanit, po ti bësh analiz qetësisht siç i bëj unë, ajo është fotografia e zgjedhjeve që do kemi nëse nuk ndërhyet. Basha po bën takim, rastësisht kalon Rama. Njerëzit e Bashës i turren politikisht, janë teza të bashkësisë politike këto. Do ishte mirë mos të thoshin asgjë se Ditë Vere. Kjo turma e keqe mbërriti deri këtu. Turma tjetër është më e specializume, thotë ‘nënën, motrën Basha.’Kjo nuk është politike. Filloi grushti! Unë kam 40 roje personale, pse do vijnë ata rrugaçët. Këta që i kanë policët dhe gardën, i fusin një drru atyre. Ata gjynahqarët e PD i identifikojnë se kush ishin atje, ndërsa këta me njerëzit e SHIK nuk e zbulojnë dot. Nuk ka nevojë për ta rujt mo, se po të kishte nevojë po shkoj unë ta ruaj unë kryeministrin.
Fevziu: Si do e ruash?
Shehi: Po e zëmë more. Se bëj shaka…
Diskutime rreth kësaj post