Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar pas vrasjes së Liridona Ademaj – Murseli, ku për vrasjen e saj janë arrestuar tre persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Fevziu në një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se është i tronditur nga ngjarja, dhe se Naim Murselin e kishte takuar para disa vitesh në Prishtinë.
“Isha i shokuar kur pash fotografinë e çiftit, dhe të bashkëshortit që isha takuar disa vite më parë në Prishtinë, edhe pse nuk i kujtoj rrethanat e takimit, mbaja mend fytyrën e tij, dhe se me kishte tregua se vinte nga Suedia dhe që sa shumë e donte Kosovën, dhe që njihte gjithë elitën kosovare. Më pati bërë përshtypje se dukej njeri i sjellshëm dhe pse pak i ngjitur, kur pashë fotografinë e tij u trishtova. U mundova të gjejë numrin e tij për të ngushëlluar, për t’i thënë bëhu i fortë për të çuar më tej jetën e tij, dhe t’i shprehja ngushëllime për humbjen e bashkëshortes”, tha ai.
Tutje ai ka shtuar “Por dje, pashë që porositë e vrasësit ishte pikërisht ai”
Fevziu thotë se duke iu referuar të dhënave të policisë dhe mediave në Kosovë, Naim Murseli është ai që ka porositur vrasjen e gruas së tij.
“Gruaja e re është vrarë nga bashkëshorti i saj, ky djalë i cili dukej i sjellshëm, paska qenë kriminel. Ka vrarë nënën e fëmijëve të tij , në prani të tyre. Sot që po flasim bashkë, pata ndjenjë lehtësimi që nuk i qova ngushëllim, për vrasjen që e ka bërë vet”, thotë mes tjerash ai.
Ndryshe, 30-vjeçarja Liridona Murseli u privua nga jeta derisa ishte në veturë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, dhe dy fëmijët. Ngjarja tragjike ndodhi të mërkurën, 29 nëntor, rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Diskutime rreth kësaj post