Moderatori Blendi Fevziu ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin e tij mbrëmjen e djeshme. Ai tregoi historinë e një prej kryeministrave të Shqipërisë dhe ‘pëlqimin’ që ai kishte ndaj pijes shqiptare, rakisë.
Teksa po diskutonte me të ftuarit e tij pasojat e festave, Fevziu tregoi pa përmendur emër tregoi sesi ish-kryeministri “mashtronte” për të konsumuar pak më shumë alkool. Historia e tij ka shkaktuar të qeshura në studio, ndërsa gazetari ka shpjeguar edhe pse nuk e përmendi emrin e politikanit.
“E di atë historinë ti, ka qenë një prej kryeministrave të vjetër të Shqipërisë, s’po ia përmend emrin se thonë e diskreditove. I kishte dhënë doktori duhet të pish vetëm një gisht raki se kishte probleme me shëndetin. Dhe kur ia hidhte e shoqja i thoshte më tha doktori për një gisht kështu tregon masën me dorë,”-tregoi Fevziu.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post