Investime dhe reforma në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”. Në 4 vite u dyfishuan të ardhurat dytësore
Shëndetësia ka qenë këto vite një nga temat më të diskutuara në opinionin publik dhe në shumicën e rasteve negativisht. Por kjo nuk mund të thuhet për Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”. Në katër vite ky spital ka arritur të ndryshojë jo vetëm infrastrukturën, por edhe imazhin e materniteteve dhe spitaleve publike në vend. Është një ndryshim pozitiv që vihet re që në kontaktin e parë më ambientet e spitalit, të cilat janë rikonstruktuar thuajse plotësisht përgjatë katër viteve. Por ajo që është më e rëndësishme nuk lidhet me infrastrukturën, por me cilësinë e shërbimit. Në këtë spital Universitar kryhen mesatarisht mbi 7 mijë lindje në vit. Në 4 viteve janë regjistruar mbi 30 mijë lindje. Janë kryer disa nga operacionet më të vështira në Shqipëri dhe u është shpëtuar jeta mijëra nënave dhe fëmijëve. Është ndër të paktët spitale në vend që në harkun e 4 viteve ka përgjysmuar vdekshmërinë foshnjore.
Nëse sot ka shumë nëna të reja që kërkojnë që lindin në spitalin “Mbretëresha Geraldinë”, kjo lidhet dhe me kushtet moderne, shërbimin mjekësor, profesionalizimin e mjekëve dhe gatishmërinë e gjithë stafit për të dhënë më të mirën për pacientin. Gjithë sallat operatore janë pajisur me aparatura moderne të fjalës së fundit të teknologjisë, si dhe është rritur ndjeshëm numri i shtretërve për të plotësuar fluksin e pacientëve. Këto shifra e bëjnë këtë spital një nga më të vlerësuarit në vend, duke u renditur edhe më lart sesa shumë spitale të tjera private. Këtë e faktojnë mijëra kërkesa për trajtim mjekësor dhe ndjekje të shtatzënive nga Tirana dhe rrethet.
Drejtori i Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, Blenard Nonaj, në një intervistë për “Koha Jonë”, flet me shifra për atë që ka ndodhur në këto vite në këtë institucion. Ai thotë se investimet janë kryer që nga detajet më të vogla të pajisjeve mjekësore dhe deri të ndryshimet në godinë dhe në trajnimet e stafit. Faktet tregojnë më shumë sesa fjalët dhe dëshmojnë për një punë dhe administrim model të këtij institucioni. Blenard Nonaj, me mbi 14 vite përvojë si mjek, është kujdesur që në këto vite jo vetëm të administrojë institucionin, por të ndryshojë imazhin e spitalit publik në sytë e qytetarëve. Dhe kjo është arritur duke shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim në gjithë strukturën spitalore. Është ndër të paktët drejtor që çdo ditë punën e nis duke vizituar pacientë dhe duke u njohur me problematikën e çdo rasti. Nonaj ka reformuar dhe vendosur standarde të reja në gjithë strukturën, duke u kthyer spitaleve publike imazhin human që e kanë humbur në këto vite.
Në infrastrukturën e këtij spitali janë bërë investime në aparatura që nuk gjenden as në spitalet private. Konkretisht spitali është pajisur me ekografi moderne me sistemin 4 D.
Në fund, si në çdo institucion rëndësi ka produkti. Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” është rritur numri i lindjeve, si dhe janë pakësuar në maksimum vdekshmëria foshnjore dhe vdekshmëria e nënave. Falë investimeve në aparatura moderne është rritur numri i operacioneve të vështira duke shpëtuar jetën e shumë nënave dhe fëmijëve.
Suksesi i një spitali nuk është vetëm te aparaturat, por edhe te imazhi dhe perceptimi që kanë pacientët. SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, është ndër spitalet e pakta në vend ku nuk ka pasur raste denoncime të korrupsionit apo abuzime. Vlerësimet për punën e mjekëve të këtij spitali nuk mungojnë nga qytetarët në rrjetet sociale dhe në media. Kjo falë një modeli të ri drejtimi që është vënë në zbatim këto vite, duke ndryshuar gjithë filozofinë e shërbimit në spitalet publikë.
***
Nonaj cilat janë sfidat kryesore me të cilat jeni përballur në drejtimin e një spitali kaq të rëndësishëm?
Për vetë profilin që ka Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, sfidat kanë qenë të shumta. Por si fillim, në vitin 2013 kur mora detyrën ka qenë emergjente mungesa e barnave. Është një problem i cili them me kënaqësi që u zgjidh që në javët e para. Sot mund të them i bindur se në këto vite nuk kanë munguar asnjë herë barnat dhe kjo falë një menaxhimi korrekt. Ndërkohë janë kryer mjaft investime që kanë të bëjmë direkte me pacientët dhe cilësinë e shërbimeve.
Cilat janë disa nga këto investime?
Është një listë e gjatë për të cilën do të duhej shumë kohë që ta sqaroja në mënyrë të thjeshtë për lexuesin. Si fillim u kemi kushtuar rëndësi ambienteve dhe dhomave të lindjeve. Janë bërë çdo vit investime të rëndësishme në blerje pajisjesh dhe infrastrukturës për pacientët. U ndërtuan dhe u vunë në funksionim në një kohë shumë të shkurtët ashensorët që mundësojnë transportimin e pacientëve në pavionë të ndryshëm, duke ofruar një shërbim cilësor në kohë rekord. Ndërkohë që në çdo vit janë blerë me buxhetin e institucionit dhe ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë, pajisje shumë të rëndësishme që kanë rritur standardet e shërbimit mjekësor.
Është investuar deri në detaje për çdo medikament dhe pajisje, në mënyrë që stafi mjekësor dhe pacientët në momentin që hynin në ambenetit e spitalit të mos u mungonte asgjë. Por më lejoni të them që në vitin 2013 në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, ku punojnë me përkushtim dhe sakrifica mjaft mjekë të kualifikuar, nuk kishte as një garderobë për stafin mjekësor. U desh që ta nisnim që nga fillimi për të kthyer në kushte normale garderobën e Obsetrikës dhe për t’u dhënë një ambient me standarde mjekëve.
Do të veçoja investimin për blerjen e skanerëve për ekografi me sistemin 4 D, si pajisje që kanë rritu ndjeshëm cilësinë e shërbimit. Janë pajisje që edhe në spiale privatë mungojnë dhe në kemi arritur t’i blejmë me të ardhurat dytësore.
Investime po kaq të rëndësishme kanë qenë ato në sallat operatore, duke bërë që të rritet numri i operacioneve gjinekologjike që kryhen në spital. U bënë tre salla operacionesh duke mundësuar që të trajtoheshin emergjencat në kohë, për pasojë nënat që kishin probleme nuk qëndronin si më parë në listë pritje për shkak të mungesës së sallave. Është rritur numri i rasteve të komplikuara që vijnë nga rrethet dhe kanë kërkuar trajtim të specializuar në spital. Mes disa prej risive do të rendisja dhe telemjekësinë, e cila është aplikuar në mjaft raste nga stafi ynë.
Si janë përballuar shpenzimet për këto investime?
Kemi pasur një bashkëpunim të mirë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe do veçoja bashkëpunimin me z. Ilir Beqja. Por më duhet të theksoj se menaxhimi i spitalit nuk është vetëm te burimet njerëzore, por dhe te menaxhimi ekonomik. Shifrat e katër viteve tregojnë për një dyfishim të ardhurave dytësore dhe kjo na ka ndihmuar që pjesën më të madhe të investimeve ta realizojmë me të ardhurat dytësore të institucionit. Kemi synuar që investimet të orientohen drejt pajisjeve të reja moderne dhe të rikostriksionet e ambienteve të brendshme dhe të jashtme, për të dhënë një shërbim sa më cilësorë. Njëkohësisht dua të falënderoj dhe organizatat jo qeveritare që na janë gjendur pranë në donacione të ndryshme.
DISA NGA INVESTIMET KRYESORE NË KATËR VITE
-Rikonstruksion i podiumit të godinës së Obstetrikës
-Rikonstruksion i garderobës së Obsetrikës
-Blerje aparaturash mjekësore: 2 Ultrasound Systetem Ekografi 4D, 1 aparat X-Ray, 12 monitore pacienti, 4 kartitokograf, 3 llampa për salla operacioni, 1 respirator, 7 pulse oximetër, instrumenta kirurgjikal, lagështuesa.
-Blerje pajisjesh mjekësore: 36 krevatë pacienti dhe dyshekë, 2 shtratë vizite gjinekologjike, 30 krevatë neonatal dhe dyshekë, 3 krevatë lindjeje, 20 stativa serumi, 4 karroca transporti për pacientë, 15 shtate pacienti, 10 komodina, karrige rrotulluese për sallat e operacionit, 6 inkubator neonatal.
-Rikonstruksion i bllokut operator- kondicionimi në Repartin e Obstetrikës.
-Rikonstruksion i bllokut operator- kondicionimi në Repartin e Gjinekologjisë.
-Rikonstruksion për plotësimin e mangësive për zbatimin e elementëve ndërtimor për personat me aftësi të kufizuar.
-Blerje koncidionerësh.
-Pajisje kompjuterike.
-Aparatura labrotorike për laboratorin Klinik-Biokimik.
-Aparatura mjekësore të ndryshme; Fetal Monitor CTG, Medical X-Ray (portabël), etj.
VDEKSHMËRIA FOSHNJORE
VITI NR
2013 54
2014 37
2015 36
2016 32
2017 24
Koha JONE
Diskutime rreth kësaj post