Pas përfundimit të edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip’, sonte do të transmetohet “Post BBV”, ku do të rikthehen edhe një herë situatat e bujshme të ndodhura brenda shtëpisë, mirëpo tashmë me banorët që e kanë parë situatën nga jashtë.
Sipas videove dhe fjalëve që kanë qarkulluar ditët e fundit, pritet që ky të jetë një post BBV i ashpër, me debate të forta dhe përplasje mes ish-konkurrentëve, ndërsa Bledi Mane na tregoi pak nga ajo çka ka ndodhur.
Me anë të një videoje live së bashku me Ermiona Lekbellon, Bledi tregoi se u largua nga studio dhe qëndroi shumë pak, pasi të gjithë ishin kundër Luizit dhe Kiarës.
“Unë nuk ndejta shumë tek Prime sepse u çudita vërtete, pasi shumica e banorëve iu lëshuan Luizit dhe Kiarës dhe i kërkonin llogari ‘pse u martuan, ata nuk e duan njëri-tjetrin’. Më erdhi çudi se ata banorë 4 muaj kanë qenë ushtarët e Luizit”,- tha Bledi ndër të tjera
Diskutime rreth kësaj post