Kreu i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka ka komentuar caktimin e Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj.
Ndoka ka deklaruar se nuk e priste që Rama të propozonte Çuçin në këtë pozicion. Sipas tij, Kryeministri ka gabuar me një zgjedhje të tillë.
“Përballë zgjedhjeve të 25 prillit ishte domosdoshmëri që Edi Rama ta lexonte realisht dhe politikisht këtë lëvizje të detyruar të tij për faktin se kishte kohë që e kishte përgatitur shkarkimin e Sandër Lleshit nuk ishin trysnia që protesta i bënë ishte çështje e një axhendë të cilën e kishte spostuar me ditë dhe padiskutim se largimi i tij dihej në gjithë ambientin mediatik dhe politik. Kjo nuk ishte e re, e reja ishte se unë nuk e prisja këtë emër, që Rama do të gabonte dhe do të rrëshqiste me këtë zgjedhje.
Gjykoja se do të kishte një profil tjetër një profil teknik, që të ofronte garanci për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme, të krijonte kushte dhe një atmosferë besimi edhe tek opozita.
Nuk gjykoj se ka pengesa, për faktin se është një ministër në detyrë, për dekretim, por ka pengesa morale ka pengesa politike do të ketë edhe një gjykim në përgjithësi nga opinioni. Milva Ekonomi është një ministre që ka një profil teknik më tepër sesa politik, ruaj një konsideratë për zonjën në fjalë. Është një profil i pranueshëm”, tha Ndoka.
Diskutime rreth kësaj post