Pak momente më parë kryeministri Edi Rama, ka deklaruar nëpërmjet një postimi në “Twitter” se në postin e Ministrit të Brendshëm, do të vendosej Bledi Çuçin, ndërsa Milva Ikonomin në postin e Ministres së Bujqësisë.
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, është shprehur se Çuçi dhe Ikonomi, s’kanë asnjë lidhje me PS, duke i cilësuar si “çelësa kopil që hapin çdo derë”.
“Marioneta që zëvendësojnë njëri tjetrin. Vetëm konfirmim tjetër se të dyja ndryshimet për ata që janë militantë të PS, emra që s’kanë asnjë lidhje me PS vijojnë në marrjen e copave të pushtetit. Ndryshimi i ka bërë boll të qeshin, nga ministria e bujqësisë tek Ministria e brendshme. Si çelësa kopil që hapin çdo derë.”, është shprehur Vasili.
Diskutime rreth kësaj post