Ish-Kryeministri britanik Tony Blair duke e quajtur “katastrofik” rezultatin e referendumit për shkëputjen e Britanisë nga Bashkimi Europian, ka deklaruar për BBC se Britania duhet t’i mbajë të gjitha opsionet e hapura.
Sipas tij vendi duhet të mos përjashtojë as mundësinë e një referndumi të dytë. Bler ka kërkuar një studim për pasojat e daljes në jetën e përditshme. Edhe pse ai e ka pranuar verdiktin e referendumit të qershorit, ish-Kryeministri britanik, ka argumentuar se është e rëndësishme që pikëpamjet e 16 milionë britanikëve që mbështetën qëndrimin në BE të mos injorohen.
Ai shtoi se “nëse bëhet e qartë se është një marrëveshje që nuk ja vlen të largohemi nga BE-ja, ose në mënyrë alternative është një marrëveshje që do të jetë aq e rëndë për nga pasojat ndaj njerëzve, qytetarët mund të vendosin se nuk e duan atë drejtim, ose duhet të gjendet një mënyrë qoftë përmes Parlamentit, ose zgjedhjeve, ose mundësisht edhe një referndum i dytë ku njerëzit të shprehin pikëpamjet e tyre”.
Ish-Kryeministri britanik, Tony Blair ka lëshuar një kushtrim ndaj atyre që votuan pro qëndrimit në referendumin e qershorit duke u thënë atyre se “ne jemi tanimë kryengritësit”.
Ndërkohë, në një zhvillim tjetër, Gjykata e Lartë e Irlandës së Veriut, pjesë e Britanisë ka hedhur poshtë sfidën e parë ligjore ndaj Brexit duke e kundërshtuar atë. Kryetari i kësaj gjykate, Paul Maguire tha se pasojat për Irlandën e Veriut jane ende të paqarta pasi kryeministrja Theresa May tha se ajo do të fillojë negociatat për Brexit përpara muajit mars të vitit të ardhshëm.
Diskutime rreth kësaj post