Historia e tyre e dashurisë ishte një ndër më të komentuarat në media për mënyrën sesi nisi.
Bjordi dhe Adela u dashuruar së bashku në edicionin e dytë të Big Brother Albania dhe jetuan një histori të bukur dashurie, ndonëse nuk zgjati shumë.
Mëngjesin e ditës së dielë Adela Xhamani u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme si pasojë e një ataku kardiak, ndërkohë që gjendej e vetme në shtëpinë e saj në Tiranë. Ndonëse i kishte telefonuar një mikeshe për ti ardhur në ndihmë sërish ajo nuk ja doli dot të mbijetonte ndaj sulmit në zemër.
Mjaft i tronditur për humbjen e saj Bjordi gjatë mbrëmjes së djeshme i ka dedikuar disa fjalë mjaft prekëse, por mesa duket jo të gjithë komentuesit e kanë mbështetur. Disa prej tyre janë shprehur se nëse nuk dota linte Adelën vetëm diçka e tillë nuk do të kishte ndodhur.
Gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother Adelajda Xhamani u nda nga jeta mëngjesin e së dielës si pasojë e një ataku kardiak. Adela u bë e njohur pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother dhe historisë së saj se dashurisë me Bjordin.
Më pas ajo ka vijuar karrierën si gazetare në disa gazeta dhe portale. Gjithashtu Adela ka drejtuar edhe disa emisione televizive ku më në fundit “Shtëpia e Adelës” do ta niste më 15 nëntor.
Diskutime rreth kësaj post