Nuredin Suli është emri i biznesmenti që iu vu eksploziv në makinë ditën e sotme pranë qendrës tregtare “Kristal”. Prej vitesh biznesmeni ka një konflikt të hapur me një familje në Fieri pas vrasjes së vëllait të tij Neim Suli. Ai u qëllua për vdekje para banesës së tij në nëntor të 2012. Policia Fier për vrasjen e Neim Suli ndaloi shtetasin Gëzim Sulo 49 vjeç si dhe dy djemtë e tij Ervis dhe Endri Sulo 22 dhe 20 vjeç. Babai me dy djemtë u shpallën në këkrim menjëherë pasi ndodhi vrasja e biznesmenit Neim Suli.
Polica pohoi zyrtarsihtë në atë kohë se vrasja e Neim Sulit erdhi pas debateve e zënkave të shpeshta mes viktimës dhe autorëve të kësaj vrasje. Sipas Nuredin Sulit autorët e vrasjes paguan 100 mijë euro duke ndryshuar rrjedhën e gjykimit. Në maj 2013 djali tjetër i familjes, Sulejman Suli, iu vendos tritol në makinë teksa ishte duke udhëtuar me të shoqen.
Ndërkohë, në 25 tetor 2013, u plagos Namik Suli, biznesmen, vëllai i Naim dhe Nuredin Sulit. Persona të paidentifikuar i janë afruar pikës së karburantit me një makinë tip “Alfa Romeo” dhe qëlluan me breshëri automatike në drejtim të Sulit. Ky i fundit nuk është prekur nga plumbat, por një klient në lokal u plagos. Ai mori ndihmën mjekësore në spital, pasi një plumb i preku qafën.
Diskutime rreth kësaj post