Knëgëtarja e njohur, Genta Ismajli dhe partneri i saj, biznesmeni turk, Huseyin Usta, janë bërë prindër për herë të parë në janar të vitit 2022. Ata u bekuan me dy binjakë, të cilët i kanë bekuar me emrat Ivy Blue dhe Icon. Çifti nuk ngurojnë të postojnë foto dhe video të vogëlushëve në rrjetet sociale.
Së fundmi, ka qenë Usta që ka shpërndarë një portret familjar dhe i ka dedikuar disa fjalë tepër të ndjera bashkëshortes së tij.
“Ti je gruaja më e bukur e jetës sime. Nëna e fëmijëve të mi, e kanë marrë bukurinë nga ti, e dashura ime, të dua shumë”, ka shkruar ai krahas fotos.
Kujtojmë që çifti prej vitesh jetojnë mes Zvicrës dhe Turqisë për shkak të angazhimeve të Huseyin.
Diskutime rreth kësaj post