Kryeministri Edi Rama i ka publikuar në rrjetet sociale një video ironizuese kryedemokratit Lulzim Basha. “Ah ta marrsha t’keqen thonë shkodranët”, – shkruan Rama krahas videos.
Videoja është shkëputur nga një prej takimeve të Bashës në Shkodër më biznesin e vogël, ku dëgjohet që një biznesmen e pyet kryedemokratin për çdoganimin dhe importin, kurse Basha i kthen një përgjigje që nuk ka lidhje me pyetjen.
E vetmja fjalë që përsërit Basha është: Nëse je nën 140 milionë lekë, je biznes i vogël.
Pjesë nga biseda në video:
Biznesmeni: Kam dëgjuar paketën e 140 milionë lekëve, ne kemi të drejtë me importue apo jo
Lulzim Basha: Të gjitha aktivitetet. Kur xhiroja nuk kalon 140 milionë lekëve, quhesh biznes i vogël.
Biznesmeni: Importin me e bo vetë?
Lulzim Basha: Gjithçka….çdo aktivitet, nuk ka ndalim aktiviteti, përsa kohë që xhiroja nuk kalon 140 milionë xhiro, quhet biznes i vogël
Biznesmeni: A do na lesh me çdoganue apo jo?
Lulzim Basha: Edhe njëherë ç’a ka nën 140 milionë lekë, je biznes i vogël…
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post