13 shtetas të kombësive të ndryshme janë kapur në afërsi të pikës kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër duke tentuar që të kalojnë në Malin e Zi dhe më pas në shtete të tjera europiane. Këta shtetas janë dërguar më pas në qendrën e trajtimit të azilkërkuesve në Babrru në Tiranë, raporton ShkodraNews.
Në fakt pikat kufitare në Shkodër si Hani i Hotit po ashtu edhe Muriqani po përdoren masivisht nga shtetas palestinez, sirian apo të kombësive të tjera duke kërkuar kështu të kalojnë në mënyrë të paligjshme përmës shtigjeve të ndryshme që i çojnë në vendet e Bashkimit Europian.
Në vetëm një muaj e gjysëm janë rreth 300 shtetas me kombësi të ndryshme nga vendet e treta që janë kapur ose në pikat kufitare, në afërsi të tyre apo edhe në lagje të ndryshme të Shkodrës, raporton ShkodraNews.
Ky është një numër i lartë ndërsa çdo ditë e më shumë numri i atyre që tentojnë të kalojnë ilegalisht është i lartë.
Policia po mundohet të godasë këtë trafik të qënieve njerëzore por sërish duket e vështirë për shkak se janë një numër i madh edhe shkodranësh që tashmë e kanë kthyer në një biznes një gjë të tillë, kalimin ilegal nga Shkodra në Malin e Zi të shtetasve që vijnë nga vendet e treta.
Diskutime rreth kësaj post