Nga Flamur Vezaj
Pak ditë më parë u publikuan të dhënat paraprake të Agjencise së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (shqiptare) së bashku me ekspertët e agjencisë britanike “Quality Assurance Agency”!Ky raport ka renditur disa problematika për të cilat nuk janë dakord shumë nga këto institucione arsimore!Nuk po hy me detaje për problemet e arsimit të lartë në Shqipëri, pasi mendoj se ka shumë e për të mos bërë “gjithologun” po rendis disa fakte që mendoj se janë shumë domethënës dhe që Ministria e Arsimit hesht!!!!Doktoraturat në disa Universitetet Publike janë miratuar që në shtator të 2012! Ndërsa i vetmi Universitetin privat që mund të mbrosh doktoraturën është Universiteti Europian i Tiranës (UET) ose siç njihet në Shqipëri Universitetit H.Çilit ku çdo aplikant për doktoraturë paguan 3 mijë euro në vit ose 9 mijë euro për tre vite!
Nga vëzhgimi dhe krahasimi i të dhënave online të faqes së Universitetit të Tiranës që ka 6 Fakultet me 34 departamente të ndryshme dhe Universitetit Europian të Tiranës me 3 Fakultete dhe 15 departamente të ndryshme gjeta disa statistika shumë interesante në lidhje me doktoraturat!Kështu te faqja e online e Universitetit të Tiranes me 6 Fakultete (Histori Filologji, Ekonomiku, Drejtesi, Sh.Natyres, Sh.Sociale dhe Gjuhët e Huaja) dhe një Institute (I.S.E) me 34 departamentet e tyre per 5 vite i kishin dhene graden shkencore te Doktoratures 895 personave!
Thënë ndryshe për 5 vite në këto 6 Fakultete dhe një Institut kanë mbrojt doktoraturën rreth 15 persona në muaj (që ta ndash për Fakultet i bie 2 ose 3 persona në muaj)! Sipas llogaritjes së thjesht këto student kanë paguar nga rreth 1600 euro për doktoraturen e në total i bie një shume prej 1.432.000 euro!
Ndërkohe ne Universitetin Europian të Tiranës (UET) ishin publikuar online emrat e personave që kishin mbrojtur doktoraturën nga muaji Mars 2015 deri ne Maj të 2017! Nga numërimi i këtyre publikimeve me rezultuan se ky Universitet kishte dhëne 260 doktoratura për 26 muaj, thënë ndryshe 10 persona kanë mbrojt doktoraturën në UET çdo muaj në tre profile si ajo e Shkencave Juridike, Ekonomike dhe Sociale!Nese ky trend i privatit ka vazhduar edhe viteve te tjera, pasi online UET-ja thotë se është akredituar që në korrik te 2011 per mbrojtjen e doktoraturave, rezulton se i vetem ky Universitet privat ka dhene doktoratura me shume se Universiteti i Tiranes!!!!
Nga nje llogaritje e thjesht, 260 studentet e doktoratures kane paguar tek UET ne total 2.340.000 Euro (nga 9000 euro personi)!!!! Shumë e frikshme!!!Koleget e arsimit ndoshta kane te dhene te ndryshme, per te cilet jam i hapur! Por keto statistika i nxora pasi po kerkoja online e nuk po e gjeja temen e doktoratures se Prokurorit te Pergjithshem A.Llalla qe me thone se paska mbrojt graden shkencore ne universitetin publik!Ne buxhetin e UET-se kane shkuar per 260 doktoratura 2.340.000 euro e ne buxhetin e shtetit per 895 doktoratura kanë shku 1.432.000 euro!!
P.S. Me poshte keni statistikat per cdo fakultet te Universitetit te Tiranes dhe institutit nese ju duhen por që nuk besoj se janë te gjitha per shkak se disa nuk ishin pasqyruar si rasti i A.Llalles
Statistika per Fakultet:
1. Prane Fakultetit Histori Filologji me 6 profile, kane mbrojt doktoraturen 188 persona!
2. Prane Fakultetit Ekonomik me 6 profile kane mbrojt doktoraturen 159 persona!
3. Prane Fakultetit te Shkencave te Natyres me 7 profile kane mbrojt doktoraturen 141 persona!
4.Prane Fakultetit te Shkencave Sociale me 5 profile kane mbrojt doktoraturen 134 persona!
5. Prane Fakultetit te Gjuheve te Huaja me 6 profile kane mbrojt doktoraturen 119 persona!
6. Prane Fakultetit te Drejtesise me 3 profile kane mbrojt doktoraturen 105 persona!
7. Prane Institutit te Studimeve Europiane kane mbrojt doktoraturen 49 persona!
Diskutime rreth kësaj post