Sekretarja Organizative e LSI-së Eriona Bixha, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se sot anëtarësia e Lëvizjes Socialiste për Integrim votoi me anë të parimit një anëtar, një votë.
Bixha thekson se votimi online është një projekt madhor, për të ardhmen europiane të Shqiipërisë.
Postimi i Sekretares Organizative të LSI-së:
“Një falenderim të përzemërt për të gjithë anëtarësinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila tregoi ditën e djeshme qytetari dhe angazhim maksimal në zgjedhjet e brendshme demokratike të zhvilluara brenda partisë.
Parimi një anëtar një votë konfirmoi me besim të plotë kryetarin e partisë Monika Kryemadhi si dhe mandatoi delegatët për të vazhduar më tej zgjedhjet për strukturat drejtuese të partisë.
Lëvizja Socialiste për Integrim demonstroi për të disatën herë që është partia që vendos standarde në politikën shqiptare, duke sjell risi me anë të proçeseve gjithëpërfshirëse dhe transparente.
Votimi online është një projekt madhor dhe një dëshmi e pastër që nëse ekziston vullneti dhe dëshira mund të kemi një proçes votimi krejtësisht transparent, të shpejtë dhe mbi të gjitha nuk i mohohet por i jepet e drejta e votës emigrantëve shqiptar për të votuar kudo që ndodhen.
Një falenderim për të gjithë ekipin drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim në çdo qendër votimi, Njësi Administrative, Bashki dhe Qark, që me përkushtimin dhe punën e tyre të përditshme e të palodhur, i hapin rrugë fitores plebishitare të 25 Prillit.
Përgjegjësia do jetë e madhe pasi na lind si detyrë rimëkëmbja ekonomisë, ofrimi i arsimit cilësor, shërbim mjekësor cilësor, rritja e pagave dhe hapja e vendeve të reja pune për rininë, me qëllim shmangien e shpopullimin, e mbi të gjitha për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë!”-shprehu Bixha.
Diskutime rreth kësaj post