Deputeti i Partisë demokratike Dashnor Sula nga foltorja e parlamentit ironizoi ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj psa fjalë së tij për situatën energjitike në vend, duke e cilësuar atë si ‘dragua’ dhe veten si “fshatar nga Peqini”, dhe se nuk kishte çfarë të thoshte pas fjalës së tij.
Po ashtu gjatë fjalës së tij ai denoncoi se në hidrocentralet e vendit po prodhoheshin kriptomonedha Bitcoin të cilat sipas tij po pasuronind rejtuesit e insittucioneve të energjisë për të cilët kërkoi një hetim nga prokuroria dhe autoritetet financiare.
“Unë fshatar nga Peqini nuk kam çfarë të them kur flet dragoi. Me të vetrëtë besoni te këto llogjet që thoni këtu në arlament. Mos rreni se është turp. Mjaft keni vjedhur, mos vidhni dhe dalin lekët për popullin. Kaq mor kaq. Nuk u ngopët, punuat 8 vite për shtëpitë tuaja, këto 4 të paktën punoni për ne popullin e theshtë. Rusi ka ardhur, atje është, por mos I bëni rrugët 23 mln euro km. Se ajo firma amerikane nuk paska vjedhur te rruga e Kombit, tani te Slavica qenka burrë i mirë. Mos e bëni atë instalacionin që kërkon kryeministri se është 4 mln euro. Mos harroni inceneratorët e pyetja ishte për atë q ëiku, a prodhon energji inceneratori i Elbasanit, thatë do na ndihmojë dhe do prodhojë energji. Jo. Pse? Se ka ikur në drejtim të paditur tjetri. A e dini ju edhe kur fola për naftën ëq bëhet kontrabandë filuat me arsyetime kur të jëpni shifra nga poshtë, I bëj thirrje autoriteteve të hetojnë dke filluar nga drejteusit e OSHEE, dhe HEC-eve që prodhojnë Bitcoin që harxhon sa një qytet i tërë. Bitcoini po I pasuron këta drejtues institucionesh. Harruat që kanë vdekur njerëz për 20 mijë lekë në burgje, dhe këta nuk i fusni në burg. Pse nuk i prekni me dorë këta. Kemi 10 vite në opozitë, nuk po fitojmë ne. Po ju them dhe një gjë. Ku është 3.3 mln euro që janë investuar në lumin Shkumbin, o qeveritarë a vlen një godinë 2.2 mln euro që nuk ezkistojnë. Ju na thoni ne fukarenjve, përshesh po hamë. Aq shumë keni ngrënë dhe keni vjedhur se një pjesë e politikanëve u kërcet unaza e stomakut.Uleni pak dozën se është gjynah. Zonja ministre I kemi lënë institucionet me 60 mln euro borxh, sot është 200 mln euro. Fermat e Bitcin janë gropa të zeza të energjisë elektrike”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post