Gjykata e Posaçme ka vendosur largimin e avokatit Artan Simoni, si avokat mbrojtës i ish-kryeministrit Sali Berisha, i paguar nga shteti, pasi dy avokatët e tij vendosën që të braktisin seancën sot në GJKKO.
Por vetëm disa orë më pas, GJKKO ka zgjedhur që ta zëvendësojë këtë të fundit me një tjetër avokat të zgjedhur me short.
Në njoftim gjithashtu flitet edhe për seancën e radhës e cila do të zhvillohet ditën e nesërme(26 Tetor), në orën 10 të paradites.
Ndërkohë dy ditë më parë, Simoni kishte publikuar një postim në Facebook, ku shkruante: Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?!
Pas njoftimit të parë të GJKKO se Simoni ishte caktuar avokat për Berishën, reagoi edhe djali i ish-kryeministrit, teksa me ironi shkruante: Ky eshte “avokati” qe gjykatesja qe shkeli kushtetuten ka caktuar per te mbrojtur Sali Berishen! Do i kisha sugjeruar me mire Taulant Ballen se njeh dhe dosjen!
Diskutime rreth kësaj post