Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bisedoi me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për situatën në Afganistan. Sipas një deklarate nga pallati Elysee, në bisedën telefonike të presidentit Macron me homologun amerikan, u diskutua për situatën në Afganistan, pasi talebanët morën kontrollin e vendit.
“Macron vuri theksin mbi nevojën absolute për sigurimin e një koordinimi të shpejtë dhe konkret mes aleatëve për evakuimin e shtetasve tanë, burrave dhe grave afgane që ndodhen nën rrezik dhe të cilët kanë punuar për SHBA-në dhe aleatët e saj”, – thuhet në deklaratë.
“Presidenti i nënvizoi homologut të tij përgjegjësinë tonë të përbashkët dhe se nuk do t’i braktisim afganët të cilët ndajnë vlerat tona dhe që kanë nevojë për mbrojtje”, – theksohet në deklaratë.
Gjithashtu thuhet se dy liderët u dakorduan për forcimin e veprimeve të përbashkëte në çështjet humanitare, politike dhe luftën kundër terrorizmit kryesisht në kuadrin e G7.
Diskutime rreth kësaj post