Një xhiron përpara fundit, Portugalia siguroi një biletë për në fazën e 1/16, luzitanët hedhin hapin e parë në këtë Botëror, por askush nuk dëshiron të ndalet këtu, Fernado Santos dhe djemtë e tij synojnë t’i shkojnë deri në fund: “Jemi të lumtur që fituam, kjo ishte e rëndësishme.
Zëvendësimet në pjesën e dytë? Zëvendësimet nuk bëhen se një lojtar luan keq, thjesht pash pak lodhje, në këto raste duhet të shohësh pak më larg, Botërori është i gjatë, për fat të mirë kemi luksin të lëvizim edhe në stol”, u shpreh Santos.
Bruno Fernades, ylli i Man.United ishte njeri i ndeshjes në sfidën kundër Uruguait, autor i një dy golëshi, por si Fernandes ashtu edhe tifozët e shumë menduan se goli i parë i takonte Ronaldo-s, te ky detaj është ngacmuar edhe Bruno:
“Ronaldo më tha se e kishte prekur topin, në fakt edhe mua ashtu mu duk, por e rëndësishme është që skuadra arriti të fitonte. Duhet të arsyetojmë ndeshje pas ndeshje, dëshirojmë të fitojmë edhe ndeshjen e radhës. Të realizosh për përfaqësuesen ka një shije të veçantë, është gjithnjë kënaqësi”, u shpreh Bruno Fernandes pas ndeshjes.
Diskutime rreth kësaj post