Turqia e Greqia u goditën paraditen e kësaj të premteje, nga një tërmet i fuqishëm, me një magnitudë 6.8 ballë të shkallës rihter.Deri më tani, në Turqi janë shpallur të vdekur 6 persona, ndërsa 120 të tjerë janë lënduar. Ndërsa në Greqi, deri më tani dy të mitur kanë humbur jetën. Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se biseda mes Kyriakos Mitsotakis dhe Erdogan është një dritë mirësie mes të dy popujve dhe shprese për të nesërmen e vetë Europës.
“Trishtim e keqardhje për goditjen nga tërmeti në Turqi e Greqi dhe lutje për viktimat e solidaritet vëllazëror me familjet e tyre. Në këtë ditë kaq të zymtë, biseda mes udhëheqësve të dy vendeve një dritë mirësie mes të dy popujve dhe shprese për të nesërmen e vetë Europës”-shkruan Rama.
Pak orë më pare kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka telefonuar presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan për ta ngushëlluar për tërmetin e fuqishëm që preku të dyja vendet.
“Unë telefonova presidentin (Erdogan) për të shprehur ngushëllimet e mia për humbjet tragjike të jetës nga tërmeti që goditi dy vendet tona. Pavarësisht nga dallimet tona, këto janë raste kur dy popujt duhet të qëndrojnë të bashkuar”, shkroi Mitsotakis në Twitter.
Diskutime rreth kësaj post