Pas video-skandalit të publikuar në media, aty ku deputeti i PD-së, Ervin Salianji bën një bisedë erotike me një femër, zbulohen të tjera detaje.
Editori i CNA.al, u shpreh se “ka prova brenda faktit të kryer, dhe vetë fakti është se video ekziston dhe nuk kundërshtohet”.
Sipas tij palët e kanë pranuar në heshtje videon, por po tentojnë që ta kalojnë po ashtu në heshtje. Meqë pati një heshtje edhe pas paralajmërimit se do të nxirrnim të tjera detaje, tha Fundo, po nxjerrim një detaj tjetër.
Në vijim ai nxori për të gjithë qytetarët faktin se GD e ka ndryshuar emrin ditën e publikimit rreth mesnatës, për më saktë në orën 23:46, fakt ky i vërtetuar nga BBM.
“BBM ka një të veçantë nga aplikacionet e tjera, se kur ndryshon emrin të lajmëron dhe ne duke qenë të bindur se kjo do të ndodhte, i kërkuam një bashkëpunëtori tonë dhe një mikut të saj një kopje të këtij fakti.”, – tha Fundo.
Pas publikimit të “megaskandalit” të paralajmëruar, GD, e prekur nga ky skandal ka ndërhyrë pranë redaksisë, në mënyrë që lajmi të mos jepej, por siç kemi thënë se tek ne nuk ka censurë, vijojmë t’i qëndrojmë këtij parimi.
“GD i Salianjit, që ka ndryshuar BBM është mike e përbashkët me disa personazhe politike”, – shtoi ndër të tjera Fundo.
Në vijim, editori i CNA.al, Elvi Fundo, nxori një tjetër detaj, ku tha se “ka qenë i qëllimshëm paraljamërimi për publikimin e video-skandalit. Në këtë paralajmërim, CNA.al nuk nxori asnjë emër, por ligjëruesit i emëroi si A dhe B, me qëllim që vetë personat të kuptonin nga dialogu i publikuar dhe të reagonin, në këtë mënyrë ne do të mësonim se kush është GD, gjë e cila edhe ndodhi. GD, të cilën ne e njohim se kush është, nëpërmjet personave të ndryshëm, u përpoq të ndërhynte tek CNA për të mos e postuar videon.”
Fundo u shpreh se përpara publikimit të video-skandalit përveçse me këshillin botues, është konsultuar dhe me avokatët më të shkëlqyer në vend, në mënyrë që të mos cënonim privatësinë e askujt apo aspektin familjar të të përfshirëve.
Diskutime rreth kësaj post