Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku mori në mbrojtje punonjësit e komisiariatit të Pogradecit dhe sulmoi mediat dhe gazetarët për “fabrikime dhe akuza të neveritshme në adresë të Policisë së Shtetit” lidhur me pikëpyetjet e ngritura mbi vdekjen tragjike të 42-vjeçarit Egli Proga si pasojë e dhunës së ushtruar mbi të më 10 gusht në qytetin e Pogradecit.
Vrasja e Egli Progës, Policia vijon replikat me prokurorinë e Korçës, por sot thotë se ka respekt për mediat
Rrumbullaku shkoi edhe më tej, duke pohuar se struktura të Policisë po hulumtonin rrjetet sociale dhe po përgatisnin kallëzime penale në raport me “këtë dizinformim të qëllimtë e keqdashës ndaj Policisë së Shtetit”.
“Aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i Komisariatit të Policisë Pogradec është i pabazuar në asnjë dyshim të arsyeshëm, provë apo fakt konkret dhe si i i tillë është skandaloz. Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, nga asnjë punonjës i Policisë së Komisariatit të Policisë Pogradec, nuk është tentuar të fshihet apo minimizohet ngjarja e rëndë,” tha Rrumbullaku, duke renditur procedurat e kryera nga policia.
“Drejtoria e marrëdhënieve me median në Policinë e Shtetit dhe departamentet respektive që merren me ndjekjen penale po hulumtojnë gjithë rrjetet sociale dhe po përgatisin kallëzimin penal në lidhje me çdo individ dhe çdo rrjet social në raport me këtë dizinformim të qëllimtë…,” shtoi Rrumbullaku.
Rama publikon pamjet nga parku fotovoltaik i Fierit: Do garantojmë sovranitetin energjetik të vendit
Egli Proga, baba i dy fëmijëve u dhunua pasditen e 10 gushtit ndërsa po punonte në një lokal të marrë me qira. Policia arrestoi Denis Meçen, 29 vjeç për krimin, por ai po përballet me gjykatën me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Tre persona të tjerë u ndaluan për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Proga ndërroi jetë në spital, ndërsa familjarët e tij ngritën dyshime për mbërritjen me vonesë të ambulancës dhe reagimin e policisë.
Motra e të ndjerit, Jonida Proga ngriti akuza për hetim të paplotë të kësaj ngjarje, duke filluar nga punonjësit e policisë dhe deri te gjykata. Dyshimet e familjarëve dhe të dhëna të tjera mbi ngjarjen u raportuan nga gazetarët, por kreu i Policisë së Shtetit pretendoi se ata nuk i ishin referuar njoftimit zyrtar të policisë për ngjarjen.Lajçak ‘pro’ hapjes së Urës së Ibrit: Pretendimet se BE-ja është kundër janë të pavërteta dhe çorientuese
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 22 përcakton se, liria e shprehjes, e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar. Deklarata e Rrumbullakut për mundësinë e kallëzimeve penale ndaj mediave kanë shkaktuar shqetësime mes organizatave të mbrojtjes së gazetarëve.
Isa Myzyraj, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, e cilëson deklaratën e Rrumbullakut intimiduese dhe frikësuese për gazetarët.
“Z. Rrumbullaku orientoi gabimisht mediat duke u bërë thirrje se vetëm lajmet e zyrës së shtypit janë të vërteta,” thotë Myzyraj, duke kujtuar se ndryshe nga zëdhënësit, gazetarët kanë për detyrë që në mënyrë të pavarur të verifikojnë disa burime.
“Është gjithashtu skandaloze akuza që bëri z.Rrumbullaku për mediat teksa deklaroi: Çdo lajm që hidhet nga ju për opinionin publik dëmton hetimet. Kjo është tërësisht e pavërtetë, intimiduese dhe frikësuese për gazetarët,” shtoi Myzyraj.HUMNERA/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Marrdhënieve me Median, Elton Metaj nuk iu përgjigjën deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjeve se ku janë bazuar për kryerjen e verifikimeve në rrjetet sociale mbi mënyrën e raportimit mbi këtë ngjarje./BIRN
Diskutime rreth kësaj post