Emigrantët e paligjshëm shqiptarë duket se janë kthyer në burimin kryesor të kontingjentit kriminal në Britani dhe mediat vendase nuk rreshtin së shkruari për influencën e bandave shqiptare në tregun e narkotikëve, kryesisht kokainës, që është rritur frikshëm në vitet e fundit.
“Birmingham Mail”, duke cituar Agjencinë Kombëtare të Krimit thotë se mafia shqiptare me elementë të rrezikshëm kriminal ka shtënë në dorë tregun e drogave fitimprurëse në Birmingham dhe në Midlandsin perëndimor.
Gangsterët shqiptarë i kanë ndarë zonat e tyre të influencës dhe kanë kontroll të ngushtë mbi drogën që lëviz në qytet, si dhe në Coventry, duke eliminuar madje disa prej bandave që operonin prej kohësh aty.
Në shkrim thuhet se mafien shqiptare më parë ka qenë e lidhur me një klub striptizmi në Birmingham, që vizitohej nga përdorues dhe blerës droge, ku gjenin droga të lehta e të rënda. Nëpërmjet këtij klubi shqiptarët kanë siguruar edhe klientelën e vet, por edhe miliona paund fitime.
“Nëse bandat Burger Bar dhe Johnsons kanë qenë “kokat” e kokainës në Birmingham, gangsterët e sapo dalë janë duke luajtur fijet nga nëntoka”, thekson tabloidi anglez.
Megjithatë, në vitin 2016 shqiptarët Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha u burgosën pasi u kapën me 120 mijë puand kokainë në Birmingham.
“Zyrtarët e Sharp kishin vërejtur një automjet të E-Class që vepronte në mënyrë të dyshimtë në Birmingham dhe vendosën ta ndiqnin atë më 28 janar 2016. Ata e ndaluan automjetin kur ndaloi në Corley Services gjatë rrugës për në Londër. Brenda ishin shtetasit shqiptarë Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha – dhe kur zyrtarët kontrolluan Mercedesin, gjetën kokainën. Një qen snajper i policisë gjithashtu zbuloi dy “tulla” të mëdha të rrëshirës së kanabisit të fshehura në makinë. Kur oficerët intervistuan në stacioni Domin dhe Dardhën – 25-vjeçarët që jetonin në Acton dhe Brent Cross, përkatësisht – u përpoqën të fajësonin njëri-tjetrin për drogat. Por në Qendrën e Drejtësisë Leamington ata të dy pranuan se posedonin drogë me qëllim furnizimin dhe u burgosën për katër vjet e tetë muaj”, thuhet në artikull.
Dhe Agjencia Kombëtare e Krimit paralajmëroi gjatë muajve të verës se bandat shqiptare kanë ndikim të madh në organizatat kriminale në Britaninë e Madhe dhe se disa prej tyre janë edhe kontrolluese kryesore në tregun e trafikimit.
Në shkrim theksohet se teksa popullsia e emigrantëve shqiptarë zgjerohet në Britaninë e Madhe, bandat shqiptare kanë mësuar se si të rrjetëzohen me kriminelë nga grupe të tjera kulturore, qarqe dhe vende, duke ruajtur një prezencë në sfond.
Në vitin 2017, policia në Midlandin perëndimor arrestoi 140 shqiptarë, mbi të cilët rëndonin 51 akuza të ndryshmt, sa i takon trafikimit të lëndëve narkotike.
Sipas gazetës është e çuditshme si përdoruesit e drogës flasin me superlativa për mafien shqiptare, duke thënë se “ata drejtojnë të gjithë operacionin nga fillimi në fund, nga mushkëria ose dërgesa në shpërndarjen e drogës në Britani”.
“Ata nuk mbështeten te njerëzit e tjerë dhe dinë si ta mbrojnë veten nga rreziku. Kokaina e tyre konsiderohet edhe më e pastër se e bandave të tjera. Ata drejtojnë një grup të ngushtë”, shkruan Birmingham Mail.
Diskutime rreth kësaj post