Qeveria shqiptare nënshkroi sot një marrëveshje me Bankën Botërore në qendër të së cilës është zhvillimi urban dhe i turizmit. Ministri i Financave Arben Ahmetaj është shprehur se kostoja e
realizimit të këtij projekti është 63.8 mln euro të financuara nga BB.
Sipas ministrit të Financës krijimi i Unazës së jugut është një projekt që kombinon dy komponent të rëndësishëm që është zhvillimi urban dhe ai i turizmit, elementë këto që sipas tij, kthehen mbrapsht në ekonomi.
Kryeministri Rama tha se do “të investojmë për turizmin dhe infrastrukturën”.
“Anti informaliteti, reformë e suksesshme, do bëjmë më shumë. Reformat janë zvarritur për 20 vite, kostot sot janë më të larta. Me BB kemi një paternitet thelbësor, real dhe dialogues.
Kemi çelur një kapitull të ri rimëkëmbje. Bashkitë projekte të pavarura për të përfituar fonde nga BE. Askush nuk e vë në dyshim se ky projekt do të mbyllet gjatë mandatit të dytë dhe askush nuk e vë në dyshim se do të jem unë Kryeministër edhe për një mandat”, tha Rama.
Dy institucionet që do jenë përgjegjës janë Ministria e Zhvillimit Urban dhe Fondi Shqiptar i Zhillimit. Projekti prek bashkitë e Vlorës, Gjirokastrës, Përmetit pasi me qëllim ndërlidhjen ekonomike dhe infrastrukturore të qyteteve.
Diskutime rreth kësaj post