Gjatë ditës së fundit janë testuar 852 persona si të dyshuar me Covid, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 151.
Dr. Rovena Daja-Instituti i Shëndetit Publik:
“Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend të përhapjes së infeksionit SARS-COV2, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që në hyrje të këtij komunikimi ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e ketij infeksioni të rrezikshëm:
Ruani distancimin social;
Mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distance;
Kujdesuni për higjenën e duarve dhe atë respiratore;
Dezifektoni objeketet që prekni, ajrosni ambientet, shmangni grumbullimet, të gjitha këto janë masa të rëndësishme që ju mbrojnë nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID-19 në Shqipëri:
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 852 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 151 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 45 qytetarë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 raste në Korçë,
14 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje,
8 raste në Gramsh, 6 raste në Elbasan,
nga 5 raste në Krujë, Mirëditë,
4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër,
2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë,
1 rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë, Patos.” – thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post