Mediat nga tereni raportojnë se deri më tani janë identifikuar 4 raste me vdekje nga tërmeti i madh i mëngjesit të sotëm. Gjithsesi deri në një njoftim zyrtar çdo informacion ngelet relativ. Gjithashtu mësohet se të paktën 200 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Tiranës, Durrës dhe Krujës.
Janë raportuar 5 persona të vdekur për shkaqe të lidhura me tërmetin: një i moshuar ka ngatërruar derën e daljes dhe është rrëzuar nga ballkoni; dhe një tjetër ka bërë aksident me makinë nga paniku, një me moshuar në Thumanë dhe një studente e mjekësisë.
Dyshohet se numri i viktimave mund të jetë më i madh, pasi ka raportime të pakonfirmuara në Tiranë dhe në Durrës dhe shumë familjarë nuk po gjejnë anëtarët e tyre.
Diskutime rreth kësaj post