“Big Brother VIP Albania 3” po del jashtë çdo parashikimi dhe po thyen çdo rekord audience.
Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, është arritur shifra më e lartë e livestream në kanalin e Top Channel në “Youtube”.
Mbi 350 mijë ndjekës në kohë reale janë ‘gozhduar’ para ekranit, duke ndjekur shtëpinë me të famshme në Shqipëri, me debatet, surprizat, intrigat dhe të papriturat që sjell ky spektakël.
Jo vetëm në “Youtube”, por edhe në “Instagram” është konfirmuar thyerja e të gjitha rekordeve të vendosura në “Big Brother VIP”.
Ky edicion i tretë flet për një sukses të padiskutueshëm teksa jemi ende larg finales, çka krijon premisën se fundi i këtij show televiziv do të shënojë rekorde të paarritshme në historinë televizive të mediave shqiptare.
Diskutime rreth kësaj post