Semi Jaupaj, ka treguar se ka një afrimitet shumë të madh me Donald Veshajn, për shkak se njihen jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” prej tre vitesh. Aktori është ish-i dashuri i shoqes së saj të ngushtë, Bora Zemani.
Kjo afërsia mes të dyve, shpesh është keqkuptuar si nga banorët aty brenda, ashtu edhe nga një pjesë e publikut jashtë.
Së fundmi, Semi ka bërë një deklaratë të papritur. Ajo i tha Donaldit se ai duhet të flejë me të. Por Donaldi nuk e ka pranuar këtë duke i thënë se do të rrijë zgjuar bashkë me Fifin.
Semi: Ti do flesh gjumë me mua.
Donald: Si do flej gjumë me ty.
Semi: Kur të flej unë, do flesh dhe ti.
Semi: Se dua unë të flesh me mua, siç ke fjet çdo natë në këtë muaj.
Semi: Hajde këtu. Ti do flesh me mua.
Semi: Po se ke fjet çdo natë me mua, pse do ta ndryshosh sot?
Donald: Po jo mo zemra. Sot do ta ndryshoj se s’kam besim te ti.
Semi: Mirë, ok. Kur të flesh ti, do flej dhe unë.
Donald: Unë do rri zgjuar me Fifin. Po ti pse do rrish zgjuar me ne?
Semi: Të të shof ty se ça bën.
Donald: Unë jam me një njeri të besuar.
Diskutime rreth kësaj post