Një debat i ashpër ka ndodhur mes Antonelës dhe Big Mamës, pasi Antonela ka akuzuar këngëtaren se ka sharë në serbisht.
Kjo gjë e ka nevrikosur Big Mamën, e cila ka shpërthyer në të shara derisa ka ndërhyrë Arbana Osmani.
“Futni një njeri të fëlliqur si ajo në shtëpi. Ajo na ka fyrë të gjithëve. Ajo shkon vë zjarre nëpër të gjithë njerëzit aty. Ti më ke shajt serbisht më tha, më degjeneron para Kosovës dhe Shqipërisë. Nëse e shaj shqip. I gjithë populli shqiptarë më njeh cfarë karaketri kam. Vjen një femër e ulët si Antonela, edhe më thotë më shau serbisht”, tha ndër të tjera Big Mama.
Moderatorja është munduar ta qetësojë situatën, megjithatë këngëtarja ka vendosur të lërë shtëpinë e famshme.
Diskutime rreth kësaj post