Mes tyre nisi gjithçka si një romancë e bukur brenda mureve të shtëpisë së “Big Brother VIP”, por nuk duket se rrjedha e kësaj marrëdhënieje po ndryshon.
Ishte Sarah ajo që i dhuroi e para një puthje Dj PM dhe pranoi më në fund pëlqimin e saj, ndërsa puthjet nëpër shtëpi vazhduan të dhurohen njëra pas tjetrës.
Mirëpo, e premtja mbrëma dhe rrëfimet e tyre ndryshuan ose “krisën” marrëdhënien e Sarës dhe Dj PM.
Pajtimi ka treguar se e respekton shumë Sarën, megjithatë nuk e sheh si mundësi një lidhje brenda shtëpisë. Kjo deklaratë çoi në vendimin e Sarës se brenda në shtëpi, s’do të kishte më as puthje mes tyre.
Sarah ka kërkuar të sqarohet me Dj PM veçmas të tjerëve.
“Nëse unë po të bëj të ndihesh keq, unë dal që tani nga shtëpia”, i ka thënë Sara Pajtimit duke qarë.
‘’Boll dëgjove njerëzit, ti mjafton të dëgjosh një fjalë dhe e kthen mendimin brenda minutit. Unë nuk ia jap këtë kënaqësi njerëzve, më mir të dal që nesër dhe të eci me kokën lart sesa të më thonë që ishe lojtar, i shtirur apo i paqëndrueshëm. Më ke puthur e pranoj, nuk po them që nuk e kam ndjerë por ndjenjat edhe ndryshojnë, e thash edhe gjatë spektaklit dhe nuk kam pse dëgjoj askënd”,- ka thënë konkurenti.
Diskutime rreth kësaj post