Kanë kaluar më shumë se një muaj qëndrim në shtëpinë e “Big Brother Vip”, ku janë krijuar grupet dhe aleancat e para, ndërsa Armaldo është shfaqur i distancuar dhe për këtë është diskutuar gjatë.
Mbrëmjen e djeshme, Olta e këshilloi tenorin të merrte në qëndrim dhe të zgjidhte mes saj dhe Luizit, pasi sipas saj, janë shumë pak ditë në dispozicion për qëndrimin e tij brenda shtëpisë së “BBV”.
Olta i tha Armaldos se tashmë ka ardhur momenti tij dhe duhet të zgjedhë, ndërsa tenori nuk pati asnjë reagim.
“Tani Maestro këtë javë ke pak ditë në dispozicion, vendosu fuqishëm, dëgjomë mua. Bë analizën ca ka ndodh me ty. Je i lezetshëm po je dhe ktej dhe andej, prap u komentua kjo gjë sot. Dëgjo mua se ke momentin vendos. Nuk ka grupe këtu, njerezit lëvizin sipas qejfit dhe interesat. Ti kap një Luiz ose një Olta dhe mbaj qëndrim, çke po të bëj një skemë loje, bëje se ty të ngren shumë. Është fiks kjo gjë që nuk ke bërë deri tani. Në të gjitha gjërat ‘bam’ autoritar”,- e këshilloi Olta Armaldon.
Diskutime rreth kësaj post