Që prej spektaklit të së premtes, aktori Donald Veshaj, duket se nuk ndihet mirw, pasi nuk e di çfarë ndodh jashtë, ndonëse ka deklaruar se është i qartë për situatën me Borën dhe e pëlqen shumë Beatrixën, mbrëmjen e kaluar ka lënë një mesazh në xham.
“Më nxirrni që këtu,”- shkroi ai mbi xham, teksa Beatrix qëndronte pranë tij, e qe mbetet e paqartë se çfarë ndjente Donaldi në ato momente dhe çfarë mendon për qëndrimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku nuk kanë munguar rastet kur është zgjedhur i preferuari i publikut.
Kujtojmë se pas spektaklit, Donaldi ka biseduar me Beatrix në lidhje me gjithë situatën e ndodhur .
“Thjesht dua ta hedh pas. Do njeriu të qetësohet sepse realisht e respektoj shumë Borën. E respektoj për të gjitha gjërat që kam kaluar. E di që nuk është mirë edhe shpresoj që realisht të më kuptojë”, -tha Donaldi.
“As që diskutohet, ajo është normale, kur e do dikë, kur ke kaluar një histori të bukur as që nuk bëhet fjalë”, – tha Beatrix.
“Realisht ti më bën të ndihem shumë mirë edhe sinqeriteti jot më çmend.Vdes për njerëzit e sinqertë. Njerëzit që bëjnë, unë e di sa mund të bësh ti në një lidhje”, – i tha Donaldi.
Diskutime rreth kësaj post