Pas spektaklit të mbrëmshëm, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”, kanë shijuar natën në mënyra të ndryshme.
Ishin dy këngëtaret e njohura Fifi dhe Beatrix, që qëndruan së bashku larg banorëve të tjerë.
Të dyja ato fillimisht u argëtuan duke vallëzuar së bashku nën ritmin e muzikës, teksa më vonë ato diskutuan së bashku për gjëra të ndryshme.
Në një moment Beatrix i tha Fifit, që të manifestojë çdo gjë që ajo dëshiron për vete, ndërsa Fifi nuk hezitoi të tregojë dëshirën e saj.
“Dëshiroj që ai të jetë i imi”, ka thënë Fifi duke mos e zbuluar se kujt i referohej.
Kujtojmë që Fifi kishte krijuar raporte të afërta me banorin tashmë të eliminuar, Granit Canën, por i cili më vonë sqaroi gjërat me këngëtaren, duke i thënë se e sheh vetëm si shoqe.
Diskutime rreth kësaj post