Vazhdojnë të jenë të shumë komentuara në media dhe rrjetet sociale ngjarjet që po ndodhin brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Në qendër të vëmendjes janë vënë këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi dhe ish-futbollisti Granit Cana, të cilët kanë treguar afrimitet më shumë se zakonisht në javën e parë të qëndrimit në shtëpi.
E që mund të ketë diçka më shumë se miqësi mes tyre, këtë po e dëshmon edhe shpërfaqja e xhelozisë nga ana e Fifit.
Kjo e fundit, ka qëndruar e vetme në dhomën e gjumit duke qarë dhe shpërfaqur xhelozinë që ka ndjerë për Granitin, në momentin që femrat e tjera të shtëpisë e kanë cilësuar ish-futbollistin nga Prishtina si “joshës”.
“Po më duket sikur jam duke të të bërë presion shumë edhe aq shumë që jam duke të bërë presion ty edhe aq shumë që më kanë bërë presion mua, ta kam prishur ty një trip me dikë tjetër”, dëgjohet Fifi teksa i thotë Granitit, duke iu referuar banores tjetër të shtëpisë, Semi Japuajt.
Ndërkohë që Graniti i drejtohet këngëtares së hitit “Marova”, duke i thënë: ”Mos më akuzo pa bërë asgjë. Asgjë s’kam bërë”.
Më pas biseda ka vazhduar me Fifin që i thotë Granitit se po ndjehet sikur nga personi i tepërt që i është bërë, është imponuar që të jetë bashkë me të.
Diskutime rreth kësaj post