Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, siҫ është ajo e “Big Brother Vip”, ka pasur situata të nxehta që kanë shkaktuar debate të forta tek banorët. Një ndër temat më të diskutuara brenda në shtëpi, është romanca mes Donaldit dhe Beatrix.
Dyshja është gjykuar nga publiku, ku ndër ngjarjet më të fundit është ajo ku një qytetar i identifikuar si fansi i Borës, ka ofenduar Donaldin duke e quajtur atë maskara. Kjo ka bërë që Donaldi të këkrojë të lërë shtëpinë.
Mbrëmë Donaldi u përball me skenë të pazakontë brenda “Big Brother VIP”, dikush, i identifikuar si fans i Borës, e shau që nga jashtë shtëpisë.
“O Donald o maskara! Ke bërë gabimin më të madh”, i tha ai.
Kjo dhe gjithë situatat e ndodhura së fundmi pas romancës me Beatrix Ramosajn, kanë rënduar gjendjen psikologjike të aktorit.
Ai ka treguar se nuk po duron më brenda shtëpisë së “Big Brother”, teksa ka kërkuar që të dalë.
“Më nxirrni që këtu!”, ka shkruar Donaldi mbi një pasqyrë.
Diskutime rreth kësaj post