Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother Prime”, sigurisht që një nga temat më të nxehta, ishte ajo e trekëndëshit të famshëm të krijuar, Bora-Donald-Beatrix, ku për gjatë gjithë javës, kanë qenë temë diskutimi për mediat rozë.
I ftuar në dhomën e rrëfimit për të sqaruar më shumë mbi raportin e tij me Beatrix dhe mbi historine e tij të lënë përgjysmë me Borën, Donaldi pa gjithashtu një klip të rrugëtimit të tij sentimental në shtëpi, duke nisur që nga romanca e tij me prezantuesen e njohur.
Pasi ai pa klipin e gjate të mbushur me deklarata të ndryshme dhe kontradiktore ai foli gjithashtu dhe me opinionistët, Arbër Hajdari dhe Sonila Meço.
Ndër të tjera, i pyetur në lidhje me atë çfarë ndjeu kur pati një përballje me Borën, ai u shpreh:
“Nuk është se ndjeva atë çfarë kam ndjerë më përpara sepse janë thyer shumë gjëra”, është shprehur Donaldi.
Diskutime rreth kësaj post