Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Vëllai i Madh” ka mbledhur të gjithë djemtë, të cilët janë të nominuar duke i bashkuar në një darkë.
Mes tyre ata kanë zhvilluar debate të forta, ku ndër to bëri bujë debati i Julit dhe Romeos.
Gjatë një bisede, Juli i thotë se është kopja e të vëllait, Donald Veshaj.
Kaq ka mjaftur që Romeo t’i kundërvihej keq Julit dhe t’i drejtonte disa ofendime të rënda.
Romeo: “Mos u trego burracak, i paburrë, ik o lyrash. Herën tjetër të ngre dolli dhe të respektoj për vëllain tënd, ikë o i paburrë. Ik o fëmijë, o frikacak”.
Më pas, Juli ka tentuar të qetësojë situatën, e ka marrë Romeon më vete dhe i thotë se kërkon ndjesë për atë që ka thënë, sepse e kuptoi që u prek shumë.
Diskutime rreth kësaj post